Politika e Privatësisë
Auto Lux Rent a Car i kushton rëndësi të veçantë mbrojtjes së të dhënave personale të klientëve. Kjo politikë përshkruan mënyrën se si ne mbledhim, përdorim dhe mbrojmë informacionet tuaja.
Çfarë të dhënash mbledhim?
- Emri dhe mbiemri
- Numri i telefonit dhe email
- Informacion mbi rezervimin dhe qiranë
- Adresa e IP-së dhe të dhëna të analizës (përmes Google Analytics)
Si i përdorim këto të dhëna?
Të dhënat tuaja përdoren për qëllime të komunikimit, përpunimit të rezervimeve dhe përmirësimit të shërbimit tonë. Ne nuk i shesim apo shpërndajmë këto të dhëna tek palë të treta.
Pagesat
Pagesat mund të bëhen me para në dorë apo me kartelë krediti në momentin e marrjes së veturës. Ne nuk ruajmë të dhënat e kartelës suaj.
Analiza dhe të dhëna teknike
Ne përdorim Google Analytics për të analizuar trafikun në faqe. Këto të dhëna janë anonime dhe nuk identifikojnë përdoruesin individual.
Ruajtja e të dhënave
Të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt dhe përdoren vetëm për nevojat e kompanisë sipas ligjeve në fuqi.
Të drejtat tuaja
Në çdo kohë keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim apo fshirje të të dhënave tuaja personale duke na kontaktuar.