Për më shumë informacione na kontaktoni në: +383 (0) 44 399 395 Qendra e thirrjeve 24/7

Automjetet duhet të huazohen nga klienti me përqindje fikse në €uro për ditë, javë, muaj ose ndonjë tjetër periudhë kohore e cila mbetet të caktohet në bazë të marrëveshjes ndërmjet RENT A CAR AUTO LUX dhe klientit.Të gjitha shërbimet, mirëmbajtja dhe riparimet e zakonshme janë përgjegjësi e RENT A CAR  AUTO LUX.Klienti asnjëherë nuk ka të drejtë të ndërmerr ose autorizojë palën e tretë sa i përket kryerjes së ndonjë shërbimi, riparimi ose mirëmbajtje të automjeteve që janë pronë e RENT A CAR AUTO LUX. Çdo autorizim i tillë do të bëhet me shpenzime të klientit. Si rezultat i një pune të tillë, RENT A CAR AUTO LUX, duhet të ndërmerr riparime për ta rikthyer automjetin në gjendje të mëparshme dhe e gjithë kjo punë si dhe mjetet e nevojshme do të bëhen me shpenzime të klientit.

RENT A CAR  AUTO LUX duhet të njoftohet për çfarëdo dëmtimi të automjetit brenda 24 orëve.

Neni 2.

Në rast se Klienti shkakton aksident me fajin e tij,do të përgjigjet deri në 500 EURO Euro të demit të shkaktuar. Raporti I Policisë është I domosdoshëm në të kundërten sigurimi kasko nuk përgjigjet dhe pergjegjsia e klientit është e plotë ndaj demit të shkaktuar.

Klienti e ka në përgjegjsi transportin e makiëes deri në filialin e Auto Lux rent a car nëse shkakton aksident me fajin e tij.

Neni 3.  

Sigurimi kasko nuk përgjigjet nëse vetura përdoret :

1.Në shtet tjeter perveç atyre vendeve që janë cekur në Kontrate

2.Nën ndikimin e alkoholit,mjeteve narkotike,qetësuesve apo medikamenteve tjera që ndikojn në ngasje jo të rregullt të automjetit

3.Për transportin e mallrave me peshë, apo vendeve malore aty ku nuk është rrugë për veturë.

4.Për çfardo lloj të garave apo provave të shpejtësisë.

Neni 4.

Në rast aksidenti nga neni 2 të kësaj kontrate, pagesa duhet të realizohet nga Klienti menjëherë,pa afat pagese .

Vetura duhet të kthehet e pastër në të kundërten pagesa duhet të bëhet 2 Euro

Në rast të dëmtimit së automjetit duhet të merret raporti policor me qëllim që RENT A CAR AUTO LUX të paraqesë kërkesën tek kompania përkatëse e sigurimit. Në të kundërtën klienti është i obliguar t’i kompenzojë RENT A CAR AUTO LUX shumën e plotë të dëmtimit ose humbjes.

Klienti do të mbajë automjetin në gjendje të mirë dhe do të sigurojë se janë kryer të gjitha verifikimet rreth nivelit të ftohësit, vajrave, presionit të gomave, etj.

Kompania  do të sigurojë se të gjithë shoferët e caktuar për drejtim të automjeteve do të jenë posedojnë lejen e vozitjes dhe veprojnë në përputhje me ligjin shtetëror mbi qarkullimin në rrugë.

RENT A CAR AUTO LUX nuk mban përgjegjësi për ndonjë denim ose vendim ligjor të regjistruar ndaj automjetit ose përdorësit gjatë periudhës së huazuar nga klienti. Klienti është përgjegjës për gjoba dhe detyrime tjera. Klienti pajtohet të paguaj dëmshpërblime në raste të tilla ndaj RENT A CAR AUTO LUX.

Neni 5.

Me nenshkrimin e kësaj kontrate, Klienti deklaron se I ka dhënë të dhënat e veta personale, dokumentet e identifikimit të sakta dhe se është në dijeni se cdo deklaratë e pavertetë, apo mashtruese mund të ketë për pasojë ndjekjen penale dhe njëkohësisht Klienti pranon cdo shpenzim për dëmin që mund ti shkaktohet Auto Lux rentacar si pasojë e dhënies së informative jo të vërteta

Neni 6.

Kur Klienti nuk e kthen automjetin në kohën e përcaktuar nga neni 1 në këtë kontratë,atëherë e njejta kontratë vazhdon të vlejë deri sa automjeti qendron tek Klienti I cili është I detyruar që AutoLux-in, ta infromoj me kohë se dëshiron ta mbaj automjetin për kohë të caktuar dhe në fund, automjetin të dorëzojë tek personi personi I autorizuar nga AUTOLUX Rent-a-car, në Prishtinë apo ne Aeroportin ,, Adem Jashari’’ në Sllatinë.

Neni 7.

Me rastin e pranimit dhe dorëzimit të automjetit nga neni 1 të kësaj kontrate, personi I autorizuar nga AUTOLUX rent a car,harton procesverbalin si pjesë e kësaj kontrate,mbi gjendjen e jashtme të karesorise së automjetit dhe sasin e karburantit, të cilën palët nga kjo kontratë e nënshkruajn.Klienti detyrohet që të realizoj pagesen si nga neni 4 të kësaj kontrate nese e kthen automjetin me më pak karburant se sa që e ka pranuar dhe për dëmtime-gërvishjet eventuale që mund ti ket shkaktuar automjetin si nga neni 2 nga kjo kontratë.

Neni 8.

Në rast aksidenti, kur automjeti nga neni 1 të kësaj kontrate nuk mund të përdoret në qarkullim, Klienti ka të drejtë të kërkojë nga Auto Lux rent a car një automjet tjetër sipas njëjtes kontratë të automjetit me defekt teknik .

Neni 9.

Klienti nuk ka të drejtë t’I transferoj të drejtat dhe detyrimet e tij të përcaktuar në këtë kontratë pales së tretë.

Neni 10.

Cdo mosmarrëvshnje midis palëve të përfshira në këtë kontratë, e cila nuk mund të zgjidhet me marrëveshje të dyanshme, do të zgjidhet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.